• Home
  • KOSOVA
  • Këta janë 10 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
KOSOVA

Këta janë 10 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Spread the love

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të votojnë për dhjetë kandidatët të cilët muaj më parë i kanë hyrë garës për t’u bërë “gardianë” të Kushtetutës.

Konform aktit më të lartë juridik të shtetit, për secilën nga pesë pozitat që do të plotësohen në Kushtetuese garojnë nga dy kandidatë. Prej pesëshes që pritet të zgjidhet nga Kuvendi, një pozitë i takon komuniteteve pakicë në Kosovë.

Vullnetit të deputetëve do t’i nënshtrohen: Nexhmi Rexhepi, Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriqiq.

Prej tyre, Radomir Laban dhe Nebojsha Boriqiq “luftojnë” ndaras nga të tjerët për vendin në Gjykatë.

Në rast se procesi shkon siç duhet, atëherë Gjykata Kushtetuese për herë të parë do të jetë pa asnjë ndërkombëtar, shkruan AktivPress. Sipas rregullave, votimi i kandidatëve për gjyqtar kushtetues është i fshehtë.

Related posts

Pas votimit nga LIBE, janë edhe disa hapa të vështirë deri te liberalizimi i vizave

dritatv

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe postë

dritatv

Ministri serb: Dyshoj se hetuesia e Kosovës do ta zbardh vrasjen e Ivanoviçit

dritatv

Leave a Comment