Kështu foli Muhammed Ali: thënie brilante nga ish-kampioni i famshëm

Përveç aftësive të jashtëzakonshme sportive si bokser, i ndjeri Muhammad Ali la gjurmë të pashlyeshme për brezat dhe për aspekte të tjera në protagonizmin publik. Dy ndër to ishin konvertimi në musliman, si dhe refuzimi për të shkuar e luftuar në Vietnam.

Karakteri i tij, tiparet morale, mençuria dhe fisnikëria, u shfaqën dhe në gjuhën e tij, prej ca thënieve lapidare.

Ja disa prej tyre:

 E urreja çdo minutë stërvitjeje, por vazhdoja t’i   thosha vetes: “Mos u dorëzo! Dhe mos u dorëzoni në momentet e vuajtjes, nëse doni që pjesën tjetër të jetës suaj ta jetoni si hero”.

– Një person pa imagjinatë nuk ka krahë.

– Ndihma për të tjerët është qiraja që paguani në këmbim të banesës suaj në tokë.

– Një person që nuk ka guxim të mjaftueshëm nuk do të arrijë asgjë në jetë.

– Boksi është një lojë në të cilën një grup i bardhë shikon se si të mundë dy zezakë.

– Një person që në moshën pesëdhjetë vjeç e sheh jetën si në të njëzetat, ka humbur 30 vjet të jetës së tij më kot.

– Nëse ke ëndërruar ndonjëherë të fitosh ndaj Muhammed Aliun, më mirë të zgjohesh dhe të kërkosh falje për mua.

– “Unë jam më i miri!” – gjithmonë ia thosha vetes para se ta mësoja se unë vërtet jam.

– Allahu më ka sprovuar me këtë sëmundje (Parkinsonin) për të treguar se unë jam një krijesë e dobët si të gjithë njerëzit e tjerë.

– (Për refuzimin e shkuarjes në Vietnam) “Unë nuk do të udhëtoj dhjetë mijë milje për të vrarë e për të djegur njerëz të pafajshëm. Nëse e dija se kjo luftë do të sillte lirinë për miliona jetë të popullit tim, do t’i bashkohesha që nesër. Dhe, ju e dini, nuk kam asgjë për të humbur duke mbrojtur principet e mia. Ndoshta do të më çojnë në burg? Nuk është problem. Ne kemi qenë në burg për 400 vjet”.

– Ne nuk e kemi mësuar miqësinë në shkolla. Por nëse nuk mëson kuptimin e miqësisë, kjo do të thotë që nuk ke mësuar asgjë në këtë jetë.

– Heronjtë nuk gatuhen në palestra; ata janë gatuar nga diçka që nuk është materiale dhe e cila nuk mund të preket. Kjo është një ëndërr, një dëshirë, një vizion/tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi