Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së seancë të posaçme për Palestinën

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një seancë të posaçme nesër pas masakrës izraelite ndaj palestinezëve në kufirin e Gazës.

Sipas një deklarate nga Komisionieri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut mësohet se kërkesa për seacën e posaçme ka ardhur në emër të shteteve arabe nga Palestina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Pasi këtij propozimi mbështetje i dhanë 26 anëtarët e Këshillit prej 47 anëtarëve. Këshilli për të Drejtat e Njeriut nesër do të mbajë seancë të posaçme lidhur me situatën e të drejtave të njeriut që përkeqësohen në territoret e okupuara palestineze.

Kërkesa e Palestinës teksa është mbështetur nga Turqia me cilësinë e vendit vëzhgues, thuhet se është mbështetur edhe nga vendet anëtare të Këshillit që nuk janë vende muslimane si Ekuadori, Panamaja, Afrika e Jugut dhe Venezuela.

Për zhvillimin e një seance të posaçme është e nevojshme mbështetja e të pakëtn 16 vendeve që janë një e treta e Këshillit. Në këtë mënyrë Këshilli do të mblidhet për të 28-ën herë në një seancë të posaçme.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së zhvilloi seancë të posaçme për herë të fundit më 5 dhejtor 2017 për të diskutuar mbi situatën e muslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Megjithëse vendimet e Këshillit nuk janë të detyrueshme, seanca e posaçme është e rëndësishme nga pikëpamja për të rritur më tej presionin ndërkombëtar ndaj qeverisë izraelite.

Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi