Këshilli i Europës kritikon Greqinë për kampet e refugjatëve

Këshilli i Europës ka kritikuar Greqinë për “kushtet e tmerrshme të refugjatëve dhe emigrantëve të parregullt në kampe”.

Në një raport të botuar nga Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës (CPT) thuhet se refugjatët në Greqi iu nënshtruan dhunës fizike nga policia.

Duke i kërkuar qeverisë greke të veprojë, raporti thotë se refugjatët ishin keqtrajtuar nga policia, veçanërisht në kampet në Euros dhe Lesvos.

Raporti i CPT-së po ashtu vuri në dukje se në këto kampe ka gra shtatzëna dhe fëmijë, gjysma e të cilëve nuk kanë askënd që të kujdeset për ta.

“Kushtet e këqija po ashtu u zbuluan edhe në kampet e tjera, shtretër të pistë dhe probleme të higjienës që shkaktuan sëmundje tek refugjatët”, theksohet në raport.

Sipas CPT-së, Qeveria e Greqisë nuk ka marrë masat e duhura në përgjithësi për problemet në kampet e refugjatëve.

Në përgjigje të raportit, Greqia tha se kushtet e këqija janë për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve dhe se vendi nuk ka zbuluar prova që mbështesin akuzat e dhunës policore kundër refugjatëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi