Këshilli bashkiak, opozita unifikon qëndrimin për transportin publik dhe Teatrin

Këshilltarët e LSI-së janë mbledhur një ditë para mbledhjes së këshillit bashkiak për qëndrimin që do të mbajnë në këtë mbledhje për terminalin e transportit publik dhe çështjes së teatrit.

Bëhet fjalë për vendimin për koncensionin për Terminalin e Transportit Publik “në një kohë që është vendosur çmim bilete në mënyrë abuzive për urbane për kategorinë e fëmijëve që nga mosha 6 vjeç, një shqetësim i shprehur gjerësisht nga qytetarët e Tiranës këto ditë”, thuhet në njoftimin e LSI-së.

Një qëndrim do të mbahet edhe për tjetërsimin e hapësirës publike të Teatrit Kombëtar për të cilën Grupi i Këshilltarëve të LSI do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Grupin e Këshilltarëve të PD për të dalë me një qëndrim të unifikuar të frontit opozitar në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tiranë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi