Kërkojnë shtrenjtimin e biletave të aeroplanit në mbrojtje të mjedisit

Një aleancë e përbërë nga organizata të ndryshme ambientale, Partia e Gjebër dhe ajo socialdemokrate (SP) i kanë dërguar një letër të hapur ministres së transportit, Doris Leuthard. Në këtë letër, nënshkruesit kërkojnë shtesën për mbrojtje të ambientin në biletat e aeroplanëve si dhe një tatim shtesë për kerozinën.

Nga ana tjetër, si kontribut për ruajtjen e ambientit propozohet promovimi i trenave të natës, si mjete transporti që nuk e dëmtojnë klimën, transmeton albinfo.ch. Trenat në fjalë do të zëvendësonin aeroplanët për destinimet më të shkurta se 1500 kilometra.

Sipas tyre, transporti ajror në Zvicër është përgjegjës për më shumë se 18% të efektit negativ mbi klimën, të shkaktuar nga faktori njeri. Prandaj nëse Zvicra dëshiron të arrijë objektivat për klimën, të caktuara me konventën e Parisit, për të cilat ka marrë obligime, ajo duhet të angazhohet për ndryshime në transportin ajror.

Kjo është për aq më e rëndësishme pasi që zviceranët udhëtojnë me aeroplanë dyfish më shumë se banorët e vendeve fqinje. Ndërsa fakti se mbi 80% të fluturimeve bëhen brenda Evropës, është tregues se në këtë pikë ka hapësirë veprimi për ndryshime në favor të klimës./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi