Kërkohet nga Gjermania, shqiptari arrestohet në Vërmicë

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar shtetasi i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë nën akuzën e vjedhjes së rëndë.

Sipas policisë së Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

PKK Vërmicë 23.06.2018 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi ndaj tij kishte pas urdhër arrest ndërkombëtar i cili person kërkohet nga shteti i Gjermanisë për veprën penale Vjedhje e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi