SHQIPERIA

Kërkesat e parealizuara, studentët paralajmërojnë sërish protesta

Spread the love

Këshillat Studentorë të disa universiteteve në vend, me në krye Universitetin e Tiranës, por pa harruar atë “Aleksandër Moisiu” në Durrës; “Fan S. Noli” në Korçë; “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; si dhe Mjekësia, Politekniku dhe ai Bujqësor i Kamzës, kanë dalë me një deklaratë zyrtare këtë të enjte, ku shprehen se qeveria vërtet ka punuar me “Paktin për Universitetin”, por mbi 90 për qind e kërkesave ose nuk janë plotësuar, ose janë deformuar dhe plotësuar pak.

Sipas asaj që thonë këshillat studentorë, kërkesa kryesore të tyre mbeten rrëzimi i menjëhershëm i ligjit për Arsimin e Lartë, por edhe marrja me seriozitet e plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.

Ndër to, përgjysmimi i tarifave të studentëve duhej bërë në janar 2019, pikë që është plotësuar pjesërisht, vetëm për ciklin “Bachelor” dhe jo për “Master”-in; faqet e internetit që do të bënin transparencën e buxhetit të universiteteve nuk janë ngritur ende, edhe pse sipas Paktit duhej të bëheshin në janar të 2019-s; sikurse edhe pesha e votës së studentëve nuk është rritur ende, edhe pse duhej ndryshuar që në muajin e parë të vitit.

Këshillat studentorë thonë se edhe shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme, ndërsa sa i përket kartës së studentit, ende asnjë hap nuk është bërë për të.

Në përfundim, duke paralajmëruar protesta të tjera në mbështetje të kauzës së tyre, ata kërkojnë një takim urgjent me ministren e Arsimit, zonjën Besa Shahini.

Related posts

Veliaj vlerësohet në SHBA: Teatri do bëhet, Tirana peng i askujt

dritatv

Meta thirrje të fortë opozitës: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Kelment Baci

Në gjyq për ndotjen e lumit. Banorë të Fierit kërkojnë të ndalet ndotja e Lumit Gjanica

dritatv

Leave a Comment