Kërcënimi i Besnik Mustafës, reagon Policia e Kosovës

Pas denoncimit të rastit se djali i Isa Mustafës, Besniku është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi nga një shtetas që në profilin e tij në facebook mban emrin, Kryeziu Bakir, ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës.

Policia shprehet se rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse, ndërsa konfirmon kërcënimin ndaj djalit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Prishtinë, 26.12.2019-15:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se më datë 26.12.2019 rreth orës 23:20 ka pranuar një mesazh kërcënues në profilin e tij privat në rrjetin social Facebook nga një profil me emër mashkulli.

Sipas ankuesit i dyshuari e kishte fyer, ofenduar në baza familjare dhe e kishte kërcënuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thekson raporti.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook, mban emrin Kryeziu Bekir, i ka shkruar Gazetës Insajderi, duke i mohuar këto. Ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar djalin e Isa Mustafës.

Po ashtu ai ka thënë se i kane keqpërdorur profilin i tij për këtë gjë, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

Ndërkaq Mustafa e ka publikuar mesazhin në Facebook. Në mesazh thuhet ndër tjera nga dërguesi se “kom me të kall për së gjalli” e shumë ofendimi tjera banale.
Mirëpo ky mesazh nuk e ka shqetësuar shumë Besnik Mustafën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi