Keqpërdorimet dhe thatësira – Kosova rrezikon të përballet me mungesë të ujit të pijes

Temperatura të larta verore po mbretërojnë kohëve të fundit në vendin tonë.

Bashkë me rritjen e temperaturave, në Kosovë po rriten edhe telashet për furnizim me ujë të pijshëm, shkruan lajmi.net.

Madje në Gjilan është shpallur edhe gjendje e jashtëzakonshme, teksa është bërë thirrje që uji të kursehet maksimalisht nga konsumatorët.

Por sa rrezikon Kosova që këtë vit të përballet me mungesë të ujit të pijshëm?

Rëndom, problemet më të mëdha në këtë aspekt i ka pasur rajoni i Prishtinës.

Megjithatë, aktualisht liqenet nga të cilat kjo pjesë furnizohet me ujë të pijshëm nuk janë në gjendje alarmante.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, thotë për lajmi.net se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badovcit është katër metra nën nivelin maksimal, respektivisht 5.4 metra.

“Dihet se që nga vera e vitit të kaluar deri më tani kemi pasur reshje normale dhe kjo ka bërë që në këtë pjesë dhe në pjesët tjera të ballafaqohemi me thatësira . Kur jemi te Prishtina mund të themi se niveli i liqejve, pra Batllava është katër metra nën nivelin maksimal të tij, ndërsa Badovci është diku rreth 5.4 metra nën kuotën maksimale”, thotë Abdullahu për lajmi.net.

Megjithatë, Abdullahu thekson se ndonëse ky është një nivel mesatar, duhet pasur parasysh që më nuk priten reshje në vendin tonë, si pasojë e të cilave mund të përballemi edhe me rënie drastike të nivelit të ujit.

“Pra jemi në një mesatare në këtë periudhë ku jemi, por gjithmonë duke paraparë se nuk priten reshje më, dhe tashmë kemi një konsum të lartë për shkak të temperaturave të larta, dhe kësisoj këto nivele mund të pësojnë rënie”, thotë ai.

“Ne jemi duke menaxhuar por kam një apel të konsumatorët. Edhe këto ditë shihen konsumatorë të cilët keqpërdorin ujin duke ujit kopshte dhe sipërfaqaetjera, dhe kjo po ndodh prej pasluftës. Konsumatorët duhet ta dinë që këtë ujë që po e keqpërdorin një ditë nuk do ta kenë”, thekson Abdullahu.

Abdullahu tutje thotë se Ujësjellësi i Prishtinës do ta mbajë qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë që ka tani, mirëpo se në të ardhmen kjo situatë mund të ndryshojë dhe të aplikohen reduktime.

Ai tutje thekson se reduktimet me ujë që po aplikohen në disa lagje të kryeqytetit vijnë vetëm nga keqpërdorimet që konsumtarët janë duke i bërë.

Në fund, Abdullahu alarmon se mund të ketë edhe rënie të nivelit të ujërave nëntokësore, për çka ai thotë se mund të vije edhe tek përsëritja e situatës emergjente me ujin si në vitet e kaluara.

Se në Kosovë do të ketë thatësi po e konfirmon edhe eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Ai në një prononcim dhënë për lajmi.net gjatë javës së kaluar ka thënë se në vendin tonë priten vetëm reshje sporadike.

Sipas tij, temperaturat pritet të sillen rreth 30 gradë.

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Tronditet Korça, tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.2 “shkund” qytetin juglindor

Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes. Një lëkundje e...

Apostolova: Mbështetja e komuniteteve kusht i rëndësishëm për integrim në BE

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se mbështetja e komuniteteve është kusht i rëndësishëm për integrim BE. “Integrimi i komuniteteve kontribuon...

Tarifat ndaj metaleve, Trumpi zbutet, por nuk heq dorë

    Në vazhdën e stuhisë që shkaktoi njoftimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur tarifat ndaj importeve të metalit, Shtëpia e Bardhë zbut...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...