Kenia, sekuestrohen 1 milion çanta me oriz toksik

Detektivët kenianë kanë sekuestruar 1 milion çanta me oriz të helmuar në portin e Mombasës, të destinuara për tregun lokal, theksuan autoritetet lokale.

Detektivët e Shërbimit Informativ Kombëtar (NIS) sekuestruan orizin, që besohet të jetë fillimisht nga Pakistani, pasi mori një raport të përpiluar nga Shoqata e Prodhuesve të Kenias (KAM).

Duke folur për mediat lokale, George Kinoti, drejtori i Hetimeve Penale në Kenia, tha se importuesit mashtrues “shtypin çanta të reja me data të reja të skadimit dhe pastaj ripaketonin orizin gati për të hyrë përmes portit. Orizi në fjalë ishte ndaluar rreth tre vjet më parë si i papërshtatshëm për konsum njerëzor”.

Druhet se orizi mund të ketë arritur tashmë në tregun kenian, pasi dërgesa u konfiskua ndërkohë që po ripaketohej.

Përveç kësaj, 400 kontejnerë të vajit të gatimit, të cilat detektivët thonë se nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara keniane, janë konfiskuar gjithashtu.

Në qershor, u sekuestruan 1.4 milion çanta toksike sheqeri. E gjithë dërgesa ishte me vlerë prej 11.9 milionë dollarë dhe deri tani 72 persona janë arrestuar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi