Këngëtarja shqiptare bën fejesë përallore (Video)

Lule Mustafa, këngëtarja që është dhe motra e vogël e motrave Mustafa, ditën e djeshme është fejuar në një ceremoni madhështore në Kosovë.

Ajo dhe partneri i saj Albani kanë mbledhur gjithë familjarët dhe miqtë në fejesën e tyre e cila po komentohet gjatë nga mediat.

Lule ka zgjedhur të vishet një fustan kafë me gurë në pjesën e sipërme dhe i fryrë në pjesën e poshtme.

Në fejesën e këngëtares kanë marrë pjesë dhe një sërë personazhesh të njohur.

Gresa Behluli, Shyhrete, Dani, Shkurte Gashi e shumë të tjerë kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video nga fejesa e koleges së tyre.

 

 

Image

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi