“Kemi sulmuar mijëra objektiva në Siri dhe në vende të tjera”

Shefi i Shtabit të Izraelit, Gadi Eizenkot, ka njoftuar se ushtria izraelite në 4 vitet e fundit krahas Sirisë ka zhvilluar sulme ndaj mijëra objektivave edhe në vende të tjera.

Eizenkot, në një intervistë për televizionin izraelit Kanal2 tha se “Në 4 vitet e fundit kemi kryer sulme ndaj mijëra objektivave në Siri dhe në vende të tjera”.

Duke bërë të ditur se është krenar për operacionet që ushtria ka kryer duke mos qenë e detyruar të bëjë një luftë të madhe, gjenerali Eizenkot, të cilit javën e ardhshme i përfundon detyra, nuk ka sqaruar se në cilat vende të tjera ushtria ka kryer operacionet përveç Sirisë.

Në fjalën e tij gjenerali izraelit ka mbrojtur idenë e tij se Izraeli është “më i sigurtë” se më parë dhe tha se “Por ai ndodhet përballë shumë sfidave kryesisht me Iranin”.

“Irani, në Siri po përpiqet të formojë një strukturë të veçantë ushtarake dhe të hapë një front të dytë”, tha Eizenkot, duke shtuar se gjatë detyrës së tij e ka shqetësuar kryesisht kërcënimi nga Irani”.

Ndër të tjera ai ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e vazhdimit të operacioneve të ushtrisë izraelite në Siri për të parandaluar “përqendrimin” e Iranit si dhe ka pretenduar se organizata Hizbullah e mbështetur nga Irani nuk ka fuqi të madhe raketore.

Në lidhje me fillimin e një lufte në Rripin e Gazës që ndodhet nën bllokadë, Eizenkot tha se “Izraeli ishte i gatshëm për një luftë në Gaza, por ushtria nuk e ka menduar një opsion të tillë”.

Gjithashtu Eizenkot, ka pretenduar se përgjatë detyrës së tij është përmirësuar balanca strategjike e Izraelit, dhe se ushtria izraelite është gjithmonë më e gatshme për një luftë në krahasim me 20 vitet e fundit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, kishte njoftuar se me përfundimin e detyrës së Eizenkot në vend të tij është emëruar gjenerali Aviv Kochavi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi