KED shpall kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë (Emrat)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka zbardhur emrat e 13 kandidatëve për drejtuesin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

KED bën me dije se në përfundimit të afatit të caktuar të shpalljes “Për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve si më poshtë:

1. Altin Hazizaj

2. Artur Malaj

3. Artur Metani

4. Elira Kokona

5. Eris Hysi

6. Ferdinand Caka

7. Genci Gjonçaj

8. Genci Ismaili

9. Klodian Rado

10. Lefteri Lleshi

11. Marsida Xhaferllari

12. Mimoza Qinami

13. Suzana Frashëri

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. ILD eshte pergjegjes per hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve te te gjitha niveleve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi