• Home
  • KOSOVA
  • KE nuk harron përpjekjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
KOSOVA

KE nuk harron përpjekjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Spread the love

Përpjekja e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale është reflektuar edhe në progres-raportin e Komisionit Europian.

“Përpjekja e dhjetorit 2017 për të abroguar këtë ligj ka ngritur shqetësime serioze. Për Kosovën është thelbësore që të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare për sa i takon Gjykatës Speciale, që u ngrit për të adresuar disa pretendime për krime të kryera gjatë luftës”, thotë raporti.

Një tjetër sfidë, por që nuk varet plotësisht nga Prishtina, është edhe dialogu me Serbinë.

“Duhet të thellojë angazhimin në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, sidomos të bashkësisë së komunave serbe”, deklaron KE.

Komisioni vlerëson ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe i bën thirrje klasës politike që të avancojë me reformat në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit./Kosova Post/

Related posts

Thaçi: Nuk duhet ta humbim mundësinë për marrëveshje me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve

dritatv

Ditë e zakonshme në veri, banorët thonë se nuk kanë bërë diçka që cenon Republikën

dritatv

Vetëvendosje nuk e voton Projektligjin e Qeverisë për Konfiskimin e Pasurisë

dritatv

Leave a Comment