SHQIPERIA

“KÇK, bandë e madhe kriminale”, Murrizi përplaset me Ramën: Pjesë e saj, edhe deputetë, ministra, kryebashkiakë!

Spread the love

Kryeministri Edi Rama është përplasur në Kuvend me deputetin e opozitës, Myslym Murrizi, për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, por edhe për deklaratën e tij se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë organizata më e madhe kriminale në vend, të cilët i cilësoi si grupi “KÇK”, që duhet shpallur në kërkim.

Lidhur me këtë, deputeti Murrizi deklaroi se kjo “KÇK” është një sindikatë e madhe, që nuk ka brenda vetëm gjyqtarë e prokurorë, por edhe deputetë të Kuvendit, zyrtarë të administratës, të qeverisë dhe bashkisë.

Murrizi: Ajo KÇK është sindikatë e madhe, që nuk ka brenda vetëm gjyqtarë e prokurorë. Ka edhe në këtë sallë anëtarë KÇK-je, ka te PPP dhe ku të mund, në administratë, qeveri e bashki. Ke vëllezër, kunetër, motra, që i ke në KPK, KPA, e që po konkurrojnë për poste në drejtësi.

Rama: Ndryshimi mes meje dhe teje është se të dy jemi të revoltuar, por ti nuk ke adresë për revoltën, ose më keq akoma, e ke adresën e gabuar. I the ministres së Financave “a ke fuqi të kontrollosh …”. Ajo dhe administrata e saj i kanë kontrolluar të gjithë, por unë nuk merrem me emra, pasi e konsideroj turp të madh. Nuk bën vaki në asnjë vend të botës, që njerëz të zgjedhur të shfrytëzojnë foltoren e Parlamentit për të marrë nëpër gojë dhe hedhur çfarë ju vjen për goje në fytyrën e atyre që bëjnë biznes. Nuk ka në këtë vend asnjë, zero kompani, që nuk kontrollohet.

Nuk ka në këtë qeveri asnjë ngurrim për të marrë më të madhin, nëse gjendet në shkelje, dhe për ta çuar para ligjit. Shumë pak kohë më parë, janë çuar në Prokurori një masë e madhe shkelësish, jo biznese të vogla, por përfitues të mëdhenj dhe abuzues të mëdhenj, me miliona e miliona euro të grabitura, duke shmangur TVSH. Ata janë aty ku ishin para se të kontrolloheshin, sepse KÇK ju mori kafen dhe i liroi. Nuk jemi të gjithë njësoj. Po flas për organizatën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të stërkorruptuar.

Ai vërtet ishte drejtues i Hipotekës, por nuk iu përkul krimit, sepse ka plot të tillë fatkeqësisht. Se po të mos kishte, do ishim, ku do ishim. Për Francën dhe Holandën, kështu na thanë dhe ne kështu bëmë, dhe në fund të fundit e bëmë për veten tonë, sepse nuk vijnë këtu gjermanët. Procesi i integrimit është për fëmijët tanë. Çelja e negociatave, po ta them sërish, unë nuk thashë që s’do të hapen. Ja kam lënë presidentit dhe atyre që nuk janë këtu të kapen pas llafeve dhe të mohojnë atë që është në sytë e të gjithëve, që Bundestagu nuk votoi pro. Po për çfarë votoi, për Kopshtin Botanik?

Related posts

Vjedhja e armëve në Pashaliman, shkarkohen komandantët e bazës

dritatv

Bllokimi i naftës në Ballsh, Rama: Goditje të mëdhenjve çdo ditë!

dritatv

Zjarri masiv, ja çka mbetur nga apartamentet luksoze në Durrës

dritatv

Leave a Comment