“Kazinotë” shkelin ligjin; Parregullsi me moshën dhe personat problematikë

Drama që shkakton që familjet shqiptare “bixhozi”, faktohet edhe nga numri i personave që nuk lejohen të marrin pjesë në kumar, pasi kanë krijuar varësi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në këtë institucion janë paraqitur rreth 150 kërkesa nga vetë individët ose familjarë, të cilët kërkojnë që të afërmit e tyre mos lejohen të futen dhe të luajnë kumar pranë subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet.

Sipas ligjit, organizatori është i detyruar që t’i kërkojë dokumentin e identifikimit çdo lojtari që luan në ambientet e lojërave të fatit, në mënyrë që të mos pranojë lojtarë nën moshën 21 vjeç dhe ka detyrimin që të regjistrojë të dhënat identifikuese të lojtarit.

Kazinotë janë të detyruara të mbajnë edhe regjistrin e lojtarëve dhe të ruajë të dhënat e regjistruara në të, për një afat jo më pak se 3 vjet por jo të gjitha subjektet e zbatojnë ligjin.

Po sipas të dhënave nga Autoriteti Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, 5 subjekte janë ndëshkuar me gjobë për shkak se nuk kanë respektuar kriteret e parashikuar në ligj.

Kjo shifër është shume e vogël ndërsa bëhet fjalë që në gjithë vendin janë 3500 kazino dhe pika të lojërave elektronike të bixhozit. Veçanërisht ato periferike nuk respektojnë as kushtin për moshën e lejuar për të hyrë e për të luajtur ndërsa për kufizime të hyrjes për personat që kanë krijuar vartësi, as që bëhet fjalë.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj u zotua të hënën se nga 1 janari në zonat urbane nuk do ketë më kazino elektronike si dhe do të rrallohen pikat e basteve sportive, 1 në 200 metra. Ligji i ri parashikon që lojërat e fatit të jenë edhe larg institucioneve arsimore dhe fetare./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi