Kavajë, pas Parkut nis edhe ndërtimi i Shëtitores Nr.2

Bashkia e Kavajës ka nisur punimet për zbatimin e projektit për rehabilitimin e Shëtitores Nr.2.

Ky investim do të realizohet nga Bashkia e Kavajës me të ardhurat e saj dhe sipas të gjitha parametrave teknikë.

Projekti në fjalë konsiton në rehabilitimin e Shëtitores Nr.2 duke bërë ndërhyrje të plotë në rrjetin inxhinjerik nëntokësor, krijimin e një korsie për lëvizjen e biçikletave, riasfaltimin e rrugës, rikualifikimin e trotuareve, përmirësimin e sinjalistikës dhe shtimin e gjelbërimit të ulët dekorativ.

Ky investim do ti shërbejë të gjithë qytetarëve të Kavajës në përditshmërinë e tyre dhe sidomos banorëve dhe biznesit që ndodhet në këtë shëtitore.

Ndërtimi i Parkut të qytetit dhe dhe investimi në Shëtitoren Nr. 2 janë dy projektet më të mëdha të kohëve të fundit që duket se po e kthejne Kavajës në një kantier ndërtimi.

Nisja e punimeve u bë e ditur nga vetë kryebashkiaku i Kavajës z.Isa Sakja nëpërmjet një video mesazhi nga terreni në të cilin po kryhen punimet./Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi