Kavajë, organizohet dita e dytë e trajnimit me OJF-të dhe aktivistët e Shoqërisë Civile (VIDEO)

U zhvillua ditën e sotme dita e dytë dhe përmbyllëse e trajnimit të drejtuesve të OJF dhe akvitistëve të shoqërisë civile që veprojnë në Kavajë.

Për rreth tri orë në ambientet e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pjesëmarrësit në këtë trajnim diskutuan për problemet dhe vështirësitë që ata hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre dhe kategorive që përfaqësojnë.

Në ditën e sotme trajnimi u fokusua në përgatitjen dhe hartimin e projekteve të ndryshme nga ana e të pranishmëve, të cilët të ndarë në grupe dhanë ide konkrete në lidhje me nevoja të ndryshe të cilat mund të kthehen në projekte dobiprurëse në qytetin e Kavajës.

Në fund të këtij trajnimi drejtoresha e trajnimeve pranë Partners Albania, Jonida Alite, u shpreh e kënaqur për aktivizimin e shoqërisë civile në Kavajë dhe shpreson që idetë e sjella në këtë trajnim të kthen në projekte konkrete që ti shërbejnë konkretisht zhvillimit të qytetit.

“Trajnimi shkoi shumë mirë, jam shumë e kënaqur. Unë shpresoj që këto ide interesante që u diskutuan gjatë këtyre dy ditëve të na shërbejnë për projekte konkrete që të në Kavajë të ndryshojnë për mirë”, tha znj. Alite.

Për dy ditë në kuadër të projektit “Partneritet OJF – Qeverisje vendore: Së bashku për pjesëmarrje më efektive” dhe mbështetet financiarisht nga Slovak Aid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës së Sllovakisë u organizua një seminari trajnimit “Advokimi dhe Lobimi”, më qëllim rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Shoqërisë Civile në qytet. Kavaja u përzgjodh si qytet, ku do të zhvillohet Seminari pas kërkësës së bërë pranë Partners Albania nga Shoqata “Visare”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi