Kavajë, Inxhiriana Rroli çel ekspozitën e 3 me 88 punime të reja

E frymëzuar nga rrumat e artit si: Realizmi, Surealizmi dhe abstraksionizmi piktorja e njohur nga Kavaja Inxhiriana Rroli ka çelur sot ekspozitën e saj të tretë.

Arti figurativ i sjellë me mjaft finesë dhe elegancë nëpërmjet portreteve, peisazheve dhe figurave abstrakte ngjalli kuriozitetin e dhjetra vizitorëve të cilët vlerësuan konceptin grafik të vizatimit të piktores.

Me anë të një ceremonie të thjeshtë, u promovuan sot 88 punime të realizuara në periudha të ndryshme kohore, por të panjohura për publikun. Kjo ekspozitë me zhanre të ndryshme të artit figurativ u vizitua nga dhjetra piktorë, shkrimtarë, dashamirës të artit dhe të kulturës, disa prej të cilëve shfaqën edhe dëshirën për t’i blerë ato.

Vlerësimin për arritjet e piktores Rroli u përcollën gjatë kësaj ceremonie.

Për vetë piktoren Inxhiriana Rroli, hapja e ekspozitës së saj të tretë është një tregues shumë domethënës. Ajo ndihet e lumtur që veprat e saj po i ekspozohen sërisht publikut të gjerë. Interesimi për artin dhe veçanërisht atë figurativ është i vogël, por kjo nuk na ka pezmatuar në ndjenjat tona për ta dashur atë shpehet ajo. Gjithashtu autorja është ilustratore e 32 librave me poezi dhe prozë, për fëmijë dhe të rritur.

Mundësitë e pakta financiare e kanë ndaluar që ajo të hedhë idetë e saj në telajo, por dëshira për të hapur një ekspozitë në qytete të tjera më të mëdha është e madhe, ndërsa mudësitë janë të pakta. Ndërkohë për drejtorin e Kulturës në Bashkinë Kavajë, z. Genci Gjylsheni arti dhe kultura do të jenë në vëmendjen e tij kryesore, teska ftoi të gjithë krijuesit e qytetit që të prezantojnë projektet e tyre pasi ato do të mbeshteten edhe financiarisht.

Piktorja e cila ka thyer një tabu në qytet duke hapur pak vite më parë një ekspozitë vetëm me piktura nudo, dëshiron që në të ardhme të sjellë në një ekspozitë të vetme të gjitha punimet e saj në kopertinat e librave me autorë të ndryshëm.

Ekspozita “Inxh 3” do të qëndrojë e hapur për një javë në hollin e pallatit të kulturës “Kavaljon”./Drita Tv/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi