Kavajë, inspektorët informojnë bizneset mbi TVSH- në, nesër vjen Arben Ahmetaj

Ditën e sotme në dyert e bizneseve të Kavajës kanë mbrritur inspektorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’i informuar ata në lidhje me Tatimin mbi vlerën e shtuar, e cila ka nisur të zbatohet nga 1 prilli i këtij viti si pjesë e skemës së re fiskale të instaluar nga qeveria shqiptare.

Pjesë e grupit të ardhur nga tirana i janë bashkuar ekspertë të ekonomisë, pjesë e strukturave të tatimeve edhe në Kavajë.

Të ndarë në dy grupe inspektorët kanë shkuar në dyert e bizneseve me fletpalosje në duar për ti informuar pikërisht në lidhje me këtë taksë.

Ky aksion i inspektorëve në ditën e sotme ka pasur edhe si qëllim njoftimin e bizneseve se ditën e nesërme në Kavajë do të jetë Ministri i Ekonimisë dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste për Kavajën Arben Ahmetaj. Në këtë vizitë Ahmetaj pritet të ketë një takim me biznesin për t’i informuar por edhe për të dëgjuar ankesat e tyre.

Kutojmë që pak ditë më parë një pjesë e bizneseve në Kavajë që përfshihen nga paketa e re fiskale, kanë mbyllur qepenat dhe i janë bashkuar protestës së thirrur nga opozita. Kryetari i opozitës Lulëzim Basha ishte në Kavajë dhe iu ofroi bizneseve mbështetjen e opozitës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi