Kavaja përkujton 8 Dhjetorin, Isa Sakja në Parkun Rekreativ: Rinia, promotore e ndyshimeve

Qyteti i Kavajës ka përkujtuar sot “Ditën e Rinisë” në një formë ndryshe dhe shumë domethënëse.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Isa Sakja ka qenë i pranishëm në Parkun Rekreativ të qytetit, ku së bashku me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike mbollën sot 28 pemë në shenjë nderimi për demostratat që sollën rrëzimin e Sistemit Komunist 28 vite më parë.

“Ashtu si sot ku të rinjtë po i japin jetë mushkërisë së re të qytetit, i ndërtuar tërësisht me fondet e Bashkisë Kavajë, rinia ka qenë gjithmonë promotore e ndryshimeve të mëdha”, tha z.Sakja.

Pasi i falenderoi të rinjtë Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Sakja ftoi të gjithë qytetarët që edhe ata të bëhen pjesë e kësaj nisme duke mbjellë një pemë, e cila sipas tij do ta bëjë Kavajën edhe më të bukur.

Parku Rekreativ është një investim i Bashkisë Kavajë në një hapsirë prej 8 mijë metrash katërorë ku do të përfshihen hapsira të gjelbërta, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive dhe shëtitore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi