Kavaja nis festimet, ky është urimi i kryetarit Sakja

Të nderuar bashkëqytetarë!

Të nderuar përfaqësues të familjeve që shënuan në historinë e qytetit këtë datë të lavdishme të shpalljes së pavarësisë së tij,
Të dashur miq,

Jam i nderuar të flas sot këtu me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë e të kryej ne mënyrë simbolike ritin fisnik të ngritjes së flamurit, që për cdo shqiptar simbolizon pavarësimin dhe lirinë e atdheut.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kavaja ka dy momente lavdie në historinë e pavarësisë së Shqipërisë :

Sic na mëson historia :

“Me 27 nentor 1912 me ndërhyrjen vendimtare të Alltunëve, pas diskutimeve disa ditore me krahun konservator që ishte kunder, atdhetarët kavajas ngritën flamurin kuq e zi, me shkabën dykrenare në ndërtesën trekatëshe ky më vonë u vendos xhandarmëria”.

Po kështu athedhetari Mustafa Cara ngriti flamurin kombëtar edhe në shtëpinë e vet. Flamuri që ishte ngritur në Kavajë ishte qëndisur nga mësuesja patriote Marigo Bidoshi. (Pjeshkazini) »
Ky është momenti i parë , për të cilin në qytetarët e Kavajës u jemi mirënjohës parardhësve tanë, sepse na kanë shënuar ndër qytetet e para në Shqipëri që kanë ngritur flamurin, duke na dhëne kështu një dëshmi të ndjenjës së atdhedashurisë së tyre, patrioitizmit dhe shqiptarisë si edhe trimërisë e guximit .

Një tjetër moment lavdie për qytetin është se kuajt me të cilët plaku i urtë i historisë, shqiptari i madh Ismail Qemaili, udhëtoi drejt Vlorës, ishin pronë të Qazim Mërhorit i cili e shoqëroi atë deri në Vlorë se bashku me patriotin tjetër kavajas Bajram Xhanin.

Të dahsur miq!

Historia përbehët nga detaje. Këto detaje bëjnë diferencën. Edhe pse mund të duken të papërfillshëm, po të zbresim në nëntorin e 1912, ofrimi i mjetit të udhëtimit dhe shoqerimi i Delegacionit te Ismail Bej Vlores nga një qytetar i Kavajës, na ofron imazhin, që fatmirësisht kemi ruajtur ende, atë të shqiptar bujar, të shqiptarit të guximshëm e liridashës, të shqiptarit që për atdheun sfidon jetën dhe frikën.

Nder për jetë kujtimit të patriotëve të Kavajës që me veprën e tyre të atij 27 nëntori , 105 vite më parë, vijojnë të na bëjnë krenarë e t’u jemi pafundëisht mirënjohës që na nderuan duke e vënë qytetin dhe emrin e tij në pararojën e qyteteve të Shqipërise.

Citova me lart një pjesë nga libri i Profesor Rifat Hoxhes, ku shquante emri i Alltuneve, familje qe regjimi ia mohoi cdo lloj kontributi patriotik, ne respekt të gjitha familjeve patriote te qytetit qe diktatura i fshiu emrin nga historia, pasi une besoj se brezat e rinj te qytetit duhet të njohin të shkuarën, rolin dhe kontributin e familjeve patriote e liridashëse të qytetit jo nën dritën e errësirës,as të ndasive të cilësdo natyre qofshin ato ; politike,klasore, racore apo fetare.

Shembulli na vjen nga 28 nentori i 1912, ku shqiptarë trima e te mencur te krahinave te ndryshme , te feve te ndryshme, te klasave te ndryshme u ngriten mbi një perandori dhe disa fqinj idhnakë e ziliqarë , të gjithë së bashku për të shpallur Pavarësinë e Shqiperise.

Hstoria nuk zhbëhet as nga pushtuesit, as nga diktaturat.

Përsa kohë marëdhënia jonë me lirinë, do të jetë ajo e shqiptarëve patriotë, që e duan atdheun dhe përpiqen cdo ditë, aty ky janë, aty ku munden , të lartësojnë emrin e tij.

Gëzuar 105 vjetorin e Pavaresise të dashur miq!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi