Katër këshilltarë të LSI mbështetën Dakon/ Reagon Lefter Koka

Deputeti i LSI-së në qarkun e Durrësit, Lefter Koka, ka reaguar në lidhje me pjesëmarrjen e 4 këshilltarëve bashkiakë të kësaj partie në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Durrës, duke mbështetur kryebashkiakun Vangjush Dako në miratimin e buxhetit për 2018.

Katër këshilltarët e LSI thyhen vendimin e grupit të këshilltarëve, të cilët kishin vendosur të mos merrnin pjesë në mbledhje.

“Sot Grupi i Këshilltarëve të LSI mori vendimin mos të jenë pjesë e votimit të buxhetit 2018 për Bashkinë Durrës.

Këshilltarët zgjidhen të përfaqësojnë zërin dhe interesat e qytetarëve dhe është detyrë e tyre të ngrenë zërin e kërkojnë një buxhet social, një buxhet që përmbush nevojat bazike dhe imediate të qyetarëve .

Këtë detyrë morale ndaj qytetarëve sot nuk e përmbushën 4 nga anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skënder Korriku.

Ju miqte e mi i keni bërë sot një sherbim shumë të keq Durrësit dhe bashkeqytetarëve tuaj. Nuk ishte ky misioni ynë!

Në buxhetin që u votua sot u harrua se Bashkia ka një sipërfaqe 5 herë më të madhe se ajo e 2015-es. Buxheti Bashkisë Durrës nuk mund të jetë buxheti i 3 projekteve miliona eurosh!

36 milionë euro sot duhet të shkonin per familjet në nevojë, për hapësirat e gjelbërta të munguara në këtë qytet, për hapësira argëtimi publike për femijet tane, për cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet , Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.Mijera banore ne Njesite Administative, zero buxhet per nevojat e tyre!

Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin , asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi.Ky nuk eshte Durresi qe duam!”, shkruan Koka në rrjetet sociale./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi