Katari nënshkruan marrëveshje të sigurisë me NATO-n

Ministria e Mbrojtjes së Katarit ka nënshkruar marrëveshje të sigurisë me NATO-n.

Në një deklaratë me shkrim nga njësia përgjegjëse për marrëveshje të ministrisë në fjalë thuhet se në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, në qendrën e përgjithshme është arritur një marrëveshje e sigurisë me NATO-n.

Marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i Delegacionit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ushtarak të Forcave të Armatosura të Katarit, Tarik Halid Abdeli dhe Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller përfshin ndarjen dhe mbrojtjen e të gjitha informacioneve.

Në Samitin e NATO-s të mbajtur në qershor të vitit 2004 në Stamboll është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në fushat e sigurisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi