Katari dhe Turqia stërvitje të përbashkët ushtarake

 

 

 Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka njoftuar se mes datave 14 dhe 22 mars është realizuar stërvitje ushtarake me pjesëmarrje edhe të forcave nga Turqia.

Sipas një njoftimi nga ministria, në stërvitjen e quajtur “Strofka e Luanit” kanë marrë pjesë të gjitha forcat e armatosura të mbështetura nga Ministria e Brendshme, Garda e Emirit, Agjencia Shtetërore e Sigurisë dhe Forcat e Sigurisë së Brendshme, si dhe forca ushtarake nga Turqia.

Siç thuhet në njoftim, me këtë stërvitje është synuar aktivizimi i sistemeve të komandës dhe atyre të mbrojtjes ajrore, forcimi i menaxhimit operativ, planifikimit të operacioneve të përbashkëta dhe bashkëpunimi mes forcave ushtarake, lufta psikologjike dhe aktivizimi i rolit të shtypit.

Ndërkaq, gjeneral Xhasim Ahmed el-Muhenedi, drejtuesi i stërvitjes, ka thënë se “stërvitja ishte një vazhdimësi e planit aksional vjetor që zbatohet nfa forcat e Katarit dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e aftësive luftarake të forcave ushtarake”.

Ndryshe, forcat turke gjenden të pozicionuara në Kazermën Tarik bin Zijad në Katar në kuadër të një marrëveshjeje të firmosur mes dy vendeve më 19 dhjetor të vitit 2014.

Në gusht të vitit të kaluar, Katari dhe Turqia realizuan po ashtu një stërvitje të përbashkët tokësore dhe detare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi