Katalonjë, separatistët sërish dëshirojnë Puigdemont për president

Partitë separatiste në Katalonjë bënë të ditur se kanë arritur marrëveshje që deri në fund të këtij muaji si president rajonal sërish të zgjedhin të arratisurin Carles Puigdemont.

Puigdemont, i cili është në Bruksel që kur u shkarkua nga posti i presidentit për shkak të tentimit që të shkëputet nga Spanja, nëse kthehet në shtëpi do të arrestohet.

Zëdhënësi i partisë së Puigdemont “Junts per Catalunya” (Së bashku për Katalonjën) bëri të ditur se lideri i tyre të martën në Bruksel ka siguruar mbështetjen e së Majtës Republikane të Katalonjës (ERC).

Zëdhënësi i ERC-së po ashtu konfirmoi përgjigjen, duke shtuar se Puigdemont propozoi që përmes një video-konference t’u adresohet parlamentarëve në fund të muajit ose ndonjëri prej kolegëve të tij deputet të lexojë marrëveshjen zotuese që kandidatët për udhëheqjen rajonale duhet të paraqesin përpara votimit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi