Kartmonedha e re 200-frangëshe ju sjell kujtime të zeza shqiptarëve!

Kohët e fundit, Banka Kombëtare e Zvicrës ka publikuar pamjen e re të bankënotës së re 200-frangëshe të Zvicrës dhe menjëherë kanë filluar reagimet e ashpra të banorëve të ish Jugosllavisë, si në diasporë, po ashtu edhe në vendet përkatëse.

Pasi imazhi i bankënotës së re është bërë publike, shumë përdorues të mediave sociale kanë reaguar për tre gishtat e ngritur në këtë bankënotë.

“A mos vallë bëhet fjalë për bankënotë serbe”, ka shkruar në një postim në Instagram të së përditshmes zvicerane “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. “Unë mendoj se ky është një provokim ndaj shqiptarëve dhe jo kundër boshnjakëve apo jam gabim këtu?”, ka shkruar një tjetër përdorues në Instagram.

Kujtimet të luftës në ish-Jugosllavi?

Shumica pajtohen se bankënota e re 200-frangëshe paraqet përshëndetjen serbe me tre gishta, ose së paku mund të interpretohet si e tillë. Kjo përshëndetje është me origjinë nga koha e osmanëve dhe kryengritësve serbë kundër pushtuesve, njofton më tej Albinfo.ch.

Sot, “tre gishtat e Serbisë” është një simbol identifikimi kombëtar serb. Shumicës së banorëve në Zvicër nga trojet e ish Jugosllavisë, kjo bankënotë u kujton ngjarjet mizore të luftës në vitet ’90.

Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane

“Pjesa e përparme tregon gjithësinë me grimcat elementare më të rëndësishme të grimcave të modelit standard të fizikës, të njohur sot. Të tre gishtat e dorës tregojnë tre akse të koordinuara dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë dimensionet hapësinore në të cilat zgjerohet materia”, kanë pohuar nga Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi