Karnavalet e Korçës hapin sezonin turistik

 

 

Kllounë, shpatarë, kërcimtarë dhe personazhe përrallash, pushtuan qendrën e Korçës mbrëmjen e së shtunës në ceremoninë tradicionale të karnavale.

 Dhjetëra grupe parakaluan në bulevardin e Korçës, ndërsa çdo njëri prej tyre prezantoi një fabul në sheshin para Katedrales.

“Vijmë nga Bullgaria. Është hera e parë dhe na pëlqejnë karnavalet. Unë mbaj veshur një kostum karnavalesh, të cilin ne e ndryshojmë një herë në tre vjet”, thotë një turist i huaj në qytetin juglindor.

Muzika klasike, kërcimet, ballot me maska apo dhe këngët tradicionale e romantike të serenatës korçare nuk munguan.

Qindra qytetarë ndoqën paradën e organizuar në këtë mënyrë për të 11 vit në Korçë, ku sjell edhe traditën e vjetër qytetare që daton para viteve 40 të shekullit të kaluar.

Në formën e kësaj ceremonie, që prej vitit 2008, karnavalet çelin edhe sezonin turistik në Korçë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi