Kariotipi nuk kryhet në shtet prej 7 vitesh, shkak mungesa e reagentëve

Kariotipi është një analizë që e kryejnë të lindurit me sindromën Down. Pa bërë këtë analizë, nuk paraqitesh dot në Kemp, pra individi nuk përfiton dot pagesën e aftësisë së kufizuar.

Prej gati 7 vitesh kjo analizë gjenetike nuk kryhet në shtet, por tek privati dhe kushton minimalisht 300 mijë lekë të vjetra. Në tetor që është edhe muaji i sensibilizimit për sindromën Down, ne sollëm në vëmendje këtë problem.

Pas interesimit pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë na u kthye përgjigja që pranë Laboratorit të Citogjenetikës në QSUT, nga viti 2011-2014 janë kryer një numër i kufizuar ekzaminimesh të Kariotipit kryesisht për ndjekjen e fëmijëve të sëmurë në Onkohematologji.

“Në vijim procedurat e prokurimit publik nuk janë realizuar ose kanë dështuar për arsye të ndryshme” thuhet në përgjigjen e drejtorisë së QSUT-së.

Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 20 raste të reja me Sindromën Down. Sipas drejtorisë së QSUT-së gjatë vitit 2018 është shpallur procedura e prokurimit për reagentët që shërbejnë për kryerjen e kësaj analize, por tenderi ka dështuar si pasojë e mangësive në dokumentacionin e paraqitur nga operatorët ekonomikë.

Në fund drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, bën me dije se ka rihapur sërish garën për këtë procedurë dhe se do të vazhdojnë me të gjitha përpjekjet ligjore për sigurimin e reagentëve që shërbejnë për kryerjen e kësaj analize./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi