Karin Nernmarck Ahliny, ambasadorja e re e Suedisë në Kosovë

Në vitin 2016 për herë të parë, Suedia u bë me ambasador rezidentë në Kosovë.

Henrik Nilsson, ka qenë drejtues i misionit suedez në Kosovë që nga shtatori i vitit 2013, ndërkohë ambasador në detyrë u bë në vitin 2016.

Për shkak të mandatit 5 vjeçar, që është maksimumi i një mandati të rregullt për një post jashtë vendit, Nilsson do zëvendësohet në shtator. Teksa, ai do të ketë një detyrë të re së shpejti.

Ambasadore do të jetë Karin Nernmarck Ahliny.

Ajo është emëruar nga qeveria suedeze në maj të këtij viti, e në Prishtinë do të jetë në detyrë që nga 1 shtatori.

Së fundmi, ajo ka shërbyer si zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Suedisë në Pretoria, Afrika e Jugut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi