Kapet banda e Shijakut. Të arrestuarit kanë lidhje me heroinën në Has

Shijaku dhe 11 qytete të tjera ishin gjatë fundjavës epiqendra e operacionit të policisë që shkatërroi një nga grupet kriminale më të fuqishme në vend.

19 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Avdyli u arrestuan në Shijak si të dyshuar për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Europian me aktivitet kryesor në Gjermani. Dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Në Sukth policia zhvilloi një aksion për goditjen e grupit Avduli. I zoti i shtëpisë është në kërkim, ndërkohë që policia shoqëroi në komisariat familjarët.

Laboratori i Hasit besohet se është ngritur nën financimin e një biznesmeni me inicialet A.H., i cili kishte sjellë një javë më parë në Shqipëri dy shtetas turq.

Grupi kriminal në Shijak është i implikuar në laboratorin e heroinës të zbuluar në një fshat të Hasit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi