Kapërcejnë rrethimin me tela, 3 persona arratisen nga burgu i Zvicrës

Tre burra ishin duke pritur të dëbohen në burgun e Aeroportit në Cyrih, pasi kishin shkelur ligjin e emigracionit dhe integrimit. Ngjarja ka ndoshur të shtunën e kaluar, por është bërë publike sot në mediat vendase. Media shkruajnë se ata arritën t’i kapërcejnë telat e burgut dhe të iknin me vrap prej aty.

Sipas autoriteteve zvicerane, pjesa e rrethimit të burgut janë të vendosura shumë poshtë, prandaj dyshohet se ka ndodhur arratisja e tre personave. Sipas Policisë, qëllimi i vendosjes së rrethimit është jo për t’i ndaluar arratisjet, por për t`i mbajtur jashtë personat e paautorizuar. Njëri nga të arratisurit kishte përdorur strategji për t’u larguar, teksa kishte shpërqendruar mbikëqyrësit që ishin në oborr, në anën tjetër dy të tjerë ishin ngjitur për t’i kaluar pengesat.

Sipas autoriteteve të këtij shteti, këtu mungon edhe sistemi i alarmit, pasi do t’i parandalonte arratisjet, shkruan 21 minuten, raporton Albinfo. Megjithatë, sipas Policisë, personat e arratisur nuk janë të rrezikshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi