Kaos në Beograd: Protestuesit kundër Vuçiqit hyjnë në RTS, shfaqen edhe maskat (FOTO)

Një grup i protestuesve serbë mbrëmë ka hyrë dhunshëm në ndërtesën e televizionit publik të Serbisë, RTS.

Sipas mediave serbe, të cilat në masë të madhe janë krah i Vuçiqit, kundër të cilit po mbahen protestat që një kohë në Serbi, grupi i protestuesve i udhëhequr nga liderët opozitarë, Boshko Obradoviq dhe Dragan Gjillas, kanë hyë në RTS.

Boshko Obradoviq, lideri i partisë Dveri, gjatë gjithë kohë i ka ftuar qytetarët që të hyjnë në objektin e propagandës serbe, transmeton Ballkani.info.

“Sigurisht Obradoviqi është inspiruar me protestën e sotme në Tiranë, kurse shqiptarët krijuan kaos dhe u nis dhunshëm drejt kabinetit të Ramës”, shkruan Kurir, gazeta megafon e Vuçiqit.

Video dhe fotografitë tregojnë për një numër të madh të forcave policore të cilat e kanë bllokuar hyrjën në RTS.

“Në ndërtesë janë edhe pjesëtarët e Lëvizjes së bashkuar të fantomëve (maskave), të cilët po mbajnë maska, si dhe pritet të shkaktojnë kaos”, shkuajnë mediat serbe.

Kjo protestë po mbahet në kuadër të protestave “1 nga 5 milionë” që kundërshtojnë politikën dhe regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit në vazhdimësi gjatë protestave kanë kërkuar nga Vuçiqi që ta dorëzojë në Kosovë, Milan Radojiçiqin, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi