Kandidati pakistanez për kryeministër shpreh mbështetje për Turqinë

 

Kandidati për kryeministër të Pakistanit Imran Khan sot shprehu mbështetje për Turqinë për shkak të vështirësive financiare.

“Në emër të popullit të Pakistanit dhe timin, dëshiroj të informoj presidentin Erdoğan dhe qytetarët e Turqisë që të dinë se ne lutemi për suksesin e tyre në përballjen me sfidat e vështira ekonomike, sepse ata gjithmonë kanë pasur sukses kundër problemeve në historinë e tyre të lavdishme”, shkroi Khan në profilin e tij në Twitter.

Fjalët e tij mbështetëse janë drejtuar disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump rriti tarifat e importit të aluminit dhe çelikut për 20 për qind, gjegjësisht 50 për qind.

Të hënën, në një njoftim, Ministria pakistaneze e Punëve të Jashtme po ashtu kundërshtoi sanksionet e njëanshme të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës imponuan ndaj Turqisë për shkak të arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson nën akuza për terrorizëm.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve u tensionuan pas vendosjes së sanksioneve të Washingtonit ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për shkak të mbajtjes së pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

“Pakistani në parim kundërshton imponimin e sanksioneve të njëanshme ndaj cdo vendi. Zgjidhja e cilësdo çështje duhet të jetë përmes dialogut, mirëkuptimit reciprok dhe vullnetit të mirë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë pakistaneze të Punëve të Jashtme.

Ministria po ashtu lavdëroi rolin e Turqisë në paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

“Pakistani njeh dhe e vlerëson shumë rolin e paçmuar të Turqisë në krijimin e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar. Ajo po ashtu është anëtare vitale dhe motor i ekonomisë globale”, bëhet e ditur në njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi