Kampet e refugjatëve, austriakët duan të ndihmojnë Shqipërinë për kurifin

Mediet e huaja, e sidomos ato gjermane, po i mëshojnë mundësisë së ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit, e në një intervistë për “Deutche Welle”-n, drejtori austriak kundër Trafikimit, Gerald Tatzgern deklaron se Vjena do ta mbështesë konkretisht Shqipërinë. 

Tatzgern pohon se një numër i madh njerëzish po marrin rrugën drejt Austrisë e Gjermanisë. Bëhet fjalë për 50-60 mijë persona, ndërsa mbi 17 mijë vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë kanë për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë.

Austria, sipas tij është e gatshme të ngrejë qendra pritjeje jashtë BE-së, në të cilat do të verifikohet nëse ekziston apo jo e drejta për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Ai nuk i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes nëse Shqipëria do të jetë një nga këto vende pritëse, e nëse mundet ta përballojë një barrë të tillë, duke thënë se nuk mund ta bëjë këtë nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik.

“Por mund të them nga këndvështrimi i policisë se, nëse do të ngrihen qendra të tilla, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e vendeve përkatëse”, shprehet zyrtari i lartë austriak.

Më tej jep një detaj që mund të intepretohet si vëmendje e shtuar ndaj vendit tonë. “Kemi aktualisht një plan, që nga sektori ynë, Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën, të dërgohen nëpunës në Shqipëri”, rrëfen Tatzgern.

“Do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, e të asaj me personel”, shpjegon ai.

Një ditë më parë, një dokument që ka rënë në duart e medies tregonte se blloku po merr në konsideratë mundësinë e ngritjes së qendrave të tilla në Afrikën e Veriut, pikërisht aty ku nis udhëtimi i shumicës së klandestinëve drejt Europës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi