“Kam vrarë 7 gra”, rrëfimi i vrasësit serial në Qipro

Gjykata e Nikozias ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin e dyshuar të 7 grave, mes tyre edhe dy vajzave të vogla të moshave 6 dhe 8 vjeçe.

Edhe pse ngjarja ka bërë bujë të madhe, është raportuar edhe prej mediave më në zë globale, 35-vjeçari ka dalë thuajse i qetë përpara gjykatësve, duke pranuar fajin. Për çudi të të gjithëve, i dyshuari është një ish-oficer i ushtrisë, raportojnë mediat greke.

Hetuesit, gjykatësit, prokurorët e kanë përshkruar ngjarjen si kriminale dhe tmerrshme. Mirëpo, 35-vjeçari është dukur thuajse i qetë kur iu dha masa e sigurisë dhe fjalët e tij kanë qenë: “Jam dakord për paraburgimin”, shkruan gazeta greke “Zougla”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja u trumpentua me të madhe si një krim i tmerrshëm, në kufijtë e horrorit. Kjo ka bërë që asnjë avokat të mos e marrë përsipër të mbrojë të dyshuarin, së paku deri tani. Ajo që ka habitur më shumë është se 35-vjeçari ka treguar vetë se ka kryer 7 vrasje.

“Kam kryer 7 vrasje. Aq janë, nuk janë më shumë”, ka qenë fjala e tij përpara hetuesve. Gratë e vrara dhe më tej të hedhura në një liqen nga i riu qipriot janë kryesisht nga Filipinet. Në Qipro jeton një komunitet i tërë nga Filipinet. Kundër 35-vjeçarit rëndojnë një sërë akuzash, 7 vrasje të rënda me paramendim dhe të tjera.

Procesi ndaj tij u mbajt me kushte të forta të sigurisë. Burri vrasës ka pranuar se ka hedhur trupat e viktimave në liqen, pasi i kishte ngarkuar në valixhe. Qindra e mijëra qytetarë kanë protestuar për rastin e rëndë. Ndërkaq, për ngjarjen reaguan edhe politikanë të lartë të vendit, duke e dënuar me forcë atë që ka ndodhur.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Argjentinë, protesta kundër “grushtit të shtetit” në Bolivi

Buenos Aires Qindra njerëz u mblodhën në Argjentinë të shtunën për të mbështetur ish-presidentin e Bolivisë, Evo Morales, i cili dha dorëheqje...

Kalin: Turqia lufton me terroristët, jo me kurdët

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, në përgjigje të presidentit amerikan, Donald Trump, është shprehur se, "Është një gabim fatal barazimi i kurdëve me PKK-në...

Zyrtare: Presidenti Thaçi i kërkon koalicionit PAN propozim-mandatarin e ri për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe...

Së fundi

Lajmet dt : 25 / 09/ 2020

https://youtu.be/6Mzr2UNEIGE   DRITA TV LAJME 25 9 2020 Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që...

Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi

Përplasjet në rritje midis Shteteve të Bashkuara nga njëra anë dhe Kinës e Rusisë nga ana tjetër u shfaqën hapur të enjten në periferitë...

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Serbi, një viktimë

Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Serbi. Mediat lokale raportojnë se njëri nga pilotët ka humbur jetën ndërsa tjetri po kërkohet. Gjithashtu është lënduar edhe një...