BOTA

“Kam ndjeshmëri në lidhje me shqetësimet e Turqisë për YPG-PKK”

Spread the love

Një nga emrat kryesorë të politikës amerikane, senatori republikan Lindsey Graham, ka deklaruar se “Unë shpresoj që të gjejmë një rrugë ku do të jemi të sigurtë se Turqia do të ndjehet e sigurtë që aktivitetet tona në Siri nuk rrezikojnë sigurinë e Turqisë”.

Senator Graham, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan pas një takimi të zhvilluar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump me senatorët republikanë i është përgjijgur pyetjes së gazetarit të AA-së në lidhje me mbështetjen e dhënë ndaj organizatsë terroriste YPG/PKK.

Graham është pyetur se çfarë është arsyeja që ai tani në mënyrë direkte shpreh mbështetjen për të njëjtin grup, pra YPG-në, ndërkohë që tre vite më parë ai vetë ka paragjykuar ish-Sekretarin e Mbrojtjes, Ashton Carter në lidhje me ndihmën e SHBA-së për YPG-në, e cila ka lidhje me organizatën terroriste PKK. Senatori Graham ka mbrojtur idenë e tij se YPG ka ndihmuar SHBA-në për ta mboshtur DEASH-in dhe se SHBA-ja nuk duhet t’i braktisë ata që e kanë ndihmuar.

– “Mund të vizitoj Turqinë në një kohë të afërt”

“Kam ndjeshmëri për shqetësimet e Turqisë”, ka thënë Graham duke shpjeguar se e kupton Turqinë për shqetësimin që ka për sigurinë me burim nga organizata terroriste YPG/PKK.

“E shoh këtë për një kohë të gjatë. Kjo është një balancë delikate. Ne nuk duam t’i braktisim aleatët tanë që janë atje duke luftuar me një armik të tmerrshëm të quajtur DEASH, por e pres me mirëkuptim edhe problemin që Turqia ka me disa elemente të YPG-së. Unë shpresoj që të gjejmë një rrugë për t’u siguruar që Turqia të ndjehet e siguruar që aktivitetet tona në Siri nuk rrezikojnë sigurinë e Turqisë”, tha Graham duke shtuar se në në kohë të afërt mund të vizitojë Turqinë.

Ndërsa në pyetjen se si SHBA-ja mund t’i japë siguri Turqisë e cila ka një shqetësim për sigurinë, Graham është përgjigjur: “Se si mund ta arrijmë këtë kjo është një pyetje 64 mijë dollarëshe”, përgjigje kjo e cila nënkupton se është shumë e vështirë të arrihet.

– Qëndrimi kontradiktor i senatorit Graham për YPG-në

Në seancat e mbajtura në Senatin amerikan, mes viteve 2015 dhe 2017, Graham, i cili vazhdimisht deklaronte se PKK ishte një organizatë terroriste me ideologji komuniste-marksiste, ai njihej për tërheqjen e vëmendjes ndaj marrëdhënies së ngushtë të YPG-së me PKK-në.

Graham më parë, zyrtarëve të lartë si ish-sekretarit të Mbrojtjes, Carter, komandantit të focave qendrore (CENTCOM) Joseph Votel, shefit të shtabit gjeneralit Joseph Dunford, drejtorit të inteligjencës kombëtare (DNI) Dan Coats dhe drejtorit të Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes (DIA) Vincent Stewart, u ka drejtuar pyetje kritikuese për mbështetjen e SHBA-ve për YPG-në, ndërsa me ardhjen e Trumpit në postin e presidentit ka nisur të ndryshojë idetë e tij kundrejt YPG-së.

– Shprehja “aleatët kurdë” në postimin e Graham

Kohët e fundit Graham ka tërhequr vëmendje me deklaratat e tij në mbështetje të YPG-së, gjë e cila ka shkaktuar edhe reagimin e Turqisë. Senatori amerikan, republikani Graham në një postim nga llogaria e tij në Twitter, veçanërisht pas vendimit të Trumpit për tërheqjen nga Siria, postoi pikëpamjet e tij duke radhitur plotësimin e disa kushteve të tilla si: DEASH-i duhet të eliminohet plotësisht, të pengohet depërtimi i Iranit në vendet nga të cilat janë tërhequr dhe mbrojten e YPG/PKK-së të cilën ai e cilësoi si “aleatët tanë kurdë”.

Menjëherë pas kësaj zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, lidhur me shprehjen “aleatët kurdë” që senatori amerikan Graham përdori në postimin e tij, tha se “Terroristët nuk mund të jenë aleatët tuaj. Ashtu sikurse DEASH nuk mund të përfaqësojë muslimanët, edhe PKK-ja nuk mund të përfaqësojë kurdët në Siri apo në ndonjë vend tjetër”.

Related posts

Gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, kapen 7 terroristë

dritatv

“Marrëveshja S-400 mes Turqisë dhe Rusisë akoma në fuqi”

dritatv

UNMIK-u i përgjigjet Qeverisë: Ne punojmë në bazë të mandatit të KS të OKB-së

dritatv

Leave a Comment