“Kalojeni neverinë, këto insekte ju mbrojnë nga kanceri”

Të konsumosh milingona,buburreca apo edhe insekte të tjera mund të mbrojë çdo person nga rreziku i kancerit, kanë thënë së fundmi shkencëtarët. Megjithëse nuk është një përbërës i preferuar i një sallate, përkundrazi, insektet mund të kenë një vlerë të lartë për stomakun e njeriut dhe veçanërisht për shëndetin në tërësi.

Studimi zbuloi se disa lloje përmbajnë më shumë antioksidantë sesa lëngu i portokallit dhe ky përfundim u arrit pas vendosjes së tyre në një gotë lëng i cili a analizua për të parë përfitimet.

Antioksidantë, të tilla si vitamina, zvogëlojnë zhvillimin e radikalëve të lirë potencialisht të rrezikshëm në trup, thanë shkencëtarët, duke na mbrojtur kundër dëmtimit të ADN-së.

Një studiues tha se gati një e katërta e njerëzve në botë tashmë hanë brumbuj dhe ne pjesa tjetër bëjmë mirë të kalojmë neverinë dhe të fillojmë të konsumojmë pasivisht të tilla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi