Kalin: Tërheqja e njëanshme e SHBA-së do të shkaktojë konflikte të reja

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të shkaktojë jostabilitet dhe konflikte të reja.

“Tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore është vendim që do të shkaktojë jostabilitet dhe konflikte të reja”, ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter, pas shpalljes së vendimit nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja.

“Marrëveshja shumëpalëshe do të vazhdojë me vendet e tjera. Turqia do të vazhdojë të ketë qëndrim të vendosur ndaj të gjitha llojeve të armëve bërthamore”, shtoi Kalın.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi