Kalin: Marrja e Afrinit, mesazh i qartë për organizatat terroriste dhe botën

 

 

 

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se marrja nën kontroll e qendrës së Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” është mesazh i qartë për organizatën terroriste dhe botën.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Kalın ka rikutjuar se operacioni “Dega e Ulliriti” zhvillohet në udhëheqjen e presidentit dhe kryekomandantit Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se me pastrimin e qendrës së Afrinit nga terroristët është lënë prapa një fazë e rëndësishme në operacion.

Ai po ashtu ka thënë se në Afrin janë duke vijuar aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe ndihmat humanitare.

“Forcat e armatosura turke përsëri treguan fuqinë dhe dinjitetin e tyre. Është një mesazh i qartë për organizatat terrorsite dhe gjithë botën. Turqia do të vazhdojë të ecë me hapa të vendosur drejt besimit, stabilitetit dhe drejtësisë. Fryma e 18 marsit të Çanakalasë qëndron e palëkundër në këmbë edhe pas 103 vitesh”, është shprehur Kalın.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi