KALENDARI POETIK! Nga: Luan Sheshi

U mudova shumë një natë,
fre t’u vija vargjeve të mia,
Hëna pellgut e Yjet lartë,
çfarë të bëja nuk e dija…

E në mend më erdh’ diçka,
ashtu kot nga pabesia,
kalendarin të bëja pra,
ku ta nisja e ku ta lija…

Fillin zura në mëngjes,
rendur pas Yllit të parë,
piva dhe gotë me vesë,
vargjet prap rrinin ndarë…

Kuturu më humbui filli,
kalendarit fletëgrisur,
dhe sërish u mbyt Dielli,
varg të parë duke nisur…

Luan Sheshi: 15 shtator 2018…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi