KURIOZITETE

“Kafenetë me kafshë” në Japoni tërheqin vëmendjen

Spread the love

“Kafenetë me kafshë” në Japoni e cila vitet e fundit ka ngjallur interes, është në mesin e vendeve unike në këtë shtet në Azinë lindore.

Në kryeqytetin Tokio, gjenden kafenetë me kafshë të llojeve të ndryshme, ndër të cilat edhe lepur, zog, gjarpër, qen, ndërsa më së shumti tërheqin vëmendjen e turistëve dhe dashamirëve të kafshëve, kafenetë me mace.

Ndër veçoritë më interesante që ndan kafenetë me mace prej atyre të tjerëve, është se në këto kafene vizituesit mund ta ndajnë masën dhe karriget e tyre me macet.

Këto kafene kanë edhe rregullat unike të tyre. Në krye të rregullave është që t’i jepet kujdes maksimal higjienës.

Vizituesit duhet të nxjerrin këpucët e tyre para se të hyjnë në kafenetë, më pastaj të lajnë duart me dezinfektues që të mos infektohen me bakterie kafshët.

Rregulla e dytë e rëndësishme është që të respektohen macet. Punonjësit e këtyre kafeneve vizituesve u tregojnë se si duhet të përkëdhelen macet, ndërsa paralajmërojnë se macet që flejnë nuk duhet të shqetësohen në asnjë mënyrë.

Hyrja zakonisht është me çmim, ndërsa çmimi për gjysmë orë është 900 yen japoneze (rreth 7 euro).

– Zhvillon dashurinë ndaj kafshëve

Iguchi, punonjës në kafenenë JaLaLa të maceve në rajonin Akihabara në Tokio, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) thotë se për kafenenë të cilën e kanë hapur para 11 vitesh ka një interes të madh edhe nga qytetarët edhe nga turistët.

“Përveç shërbimit ndaj konsumatorëve, kujdesemi edhe për macet. Kemi më shumë se një detyrë”, tha Iguchi.

Iguchi shton se kafeneja më shumë frekuentohet në mbrëmje dhe në fundjavë. “Edhe fëmijët që kanë frikë nga kafshët, vijnë këtu për ta zhvilluar dashurinë ndaj tyre”, thotë Iguchi.

Related posts

Dramë në kopshtin zoologjik hollandez: arinjtë shqyejnë ujkun (video)

dritatv

Gjumi i paktë trefishon mendimet për vetëvrasje te të rinjtë

dritatv

Pamje e frikshme: të luash me krokodilin dhe…ta pësosh (video)

dritatv

Leave a Comment