Kadaj-Bujupi: Haradinaj të jep dorëheqje, nëse iu ka refuzuar viza nga SHBA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj duhet të jep dorëheqje nëse vërtetë i është refuzuar viza amerikane.

Kadaj – Bujupi, përmes një postimi në facebook, është shprehur se nëse dikush ka pjekuri shtetformuese dhe ndjenjë patriotike duhet të largohet nga skena politike.

Postimi i plotë i Donika Kadaj-Bujupi:

“Nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të Kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes. Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada”, ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi