Ka bërë tatuazh sloganin nazist të SS-ëve: Dorëhiqet politikani i SVP-së

Kryetari i të rinjve të SVP/UDC-së për Kantonin Neuchatel, Steve Cao ka dhënë dorëheqje të menjëhershme nga të gjitha funksionet e tij. Këtë e ka bërë duke iu bindur kërkesës së kryetarit të kësaj partie në nivel kombëtar, Albert Rosti.

Deri në këtë pikë ka arritur puna pasi që politikani 30 vjeçar kishte vendosur në krah një tatuazh me sloganin e njësitit famëkeq pararojë nazist “SS”: “Meine Ehre heisst Treue” (Nderi im është besnikëria).

Pamja në video ku politikani i ri duket me këtë tatuazh i është treguar kryetarit të SVP-së, Albert Rösti nga gazeta “Zentralschweiz am Sonntag”. Me këtë rast ai ka thënë se “idetë e të djathtës ekstreme nuk kanë absolutisht vend” në partinë e tij dhe kj që ka ndodhur është e patolerueshme.

Vetë Cao ka thënë për mediet e këtushme se ky tatuazh ka qenë një “mëkat rinor” dhe ai prej kohësh po dëshironte ta hiqte. Mirëpo me hulumtimet e bëra nga gazetarët është ardhur në përfundimin se kjo gjë nuk qëndronte. Ata kanë konstatuar se personi në fjalë ka shprehur afërsi me skenën neonaziste dhe ekstremiste të Zvicrës e më gjerë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi