Juve humb, por ruan vendin e parë, barazim spektakolar në Amsterdam

Juventusi u mposht me rezultatin 2-1 në transfertën zvicerane ndaj Young Boys-it, por gjithsesi arriti të mbyllë në vendin e parë, fazën në grupe të Ligës së Kampionëve.

Hoarau shënoi dy herë për vendasit, nga një gol në çdo pjesë, ndërsa për bardhezinjtë shkurtoi diferencën argjentinasi Paulo Dybala, i cili e nisi takimin nga stoli dhe shënoi pas një asisti të Cristiano Ronaldos.

Po në të njëjtin grup dhe po me të njëjtin rezultat, humbi edhe Manchester United në transfertën spanjolle ndaj Valencias. Vendasit shënuan fillimisht ët dy golat, dnërsa për anglezët gjeti golin rashford pak minuta para fundit të ndeshjes.

Në sfidat e tjera, Ajaxi dhe Bayerni i Mynihut dhuruan një mbrëmje spektakolare në Amsterdam, duke ndarë nga një pikë falë barazimit 3-3, ndërsa Benfica mposhti me rezultatin minimal 1-0 grekët e AEK-ut të Athinës.

Fitore 2-1 regjistroi edhe Manchester City përballë gjermanëve të Hoffenhaimit, ndërsa Lyoni u kualifikua më tej falë një barazimi 1-1 në transfertën ukrainase ndaj Shakhtar Donetskut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi