Juncker: Aleanca e sigurisë BE-Britani do të mbijetojë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi se aleanca e sigurisë mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe do të mbijetojë pas Brexit-it.

Juncker mbajti fjalim pasi kryeministrja britanike Theresa May ftoi partnerët nga BE-ja që të mos lejojnë që “marrëveshjet e ngushta institucionale” të pengojnë partneritetin e madh të sigurisë.

“Besoj, pasi nuk jemi në luftë me Britaninë e Madhe dhe nuk duam të hakmerremi ndaj vendimit të qytetarëve të saj, se kjo aleancë e sigurisë, ura e sigurisë midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian do të mbahet. Ajo edhe më tej na duhet”, tha Juncker në konferencën e sigurisë në Mynih.

Juncker theksoi se çështjet e ardhshme të sigurisë nuk duhet të ngatërrohen me çështje të tjera që lidhen me Brexit, duke shtuar se ato duhet të konsiderohen individualisht./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi