Jordani, zbulohet receta për bukë, e vjetër 14 mijë vite

Në Shkretëtirën e Zezë në Jordani është gjetur receta më e vjetër për bukë në botë.

Sipas recetës së vjetër 14 mijë vite, mielli i grurit dhe elbi përzihen me rrënjët e bluara të bimëve. Pastaj i shtohet uji dhe buka piqet.

Më parë konsiderohej se gjurmët më të vjetra, të cilat lidhen për bukën e vërtetë, i përkasin periudhës para 9 mijë vitesh, ndërsa ishin gjetur në Catalhoyuk të Turqisë.

Mirëpo, zbulimet e reja gjatë eksplorimeve arkeologjike në Shkretëtirën e Zezë tregojnë se gjurmët e para shkojnë 5 mijë vite më herët nga gjetjet në Turqi.

Shkencëtarët kanë zbuluar dy furra të mëdha dhe në të dyja janë gjetur thërrmi buke.

Në mbetjet e analizuara me mikroskop u gjetën gjurmë të bluarjes, shoshitjes dhe përzierjes.

Shkencëtarët u përpoqën të bëjnë bukë sipas recetës së vjetër. Ata thanë se shija ishte e njëjtë me bukën e sotme me më shumë farëra.

Dorian Fuller, profesor në University College London, thekson se kjo është dëshmia më e vjetër e përgatitjes së ushqimit gjatë së cilës janë përdorur edhe përzierje të disa produkteve.

“Kishin bukë, mish të pjekur të gazellës dhe kjo ishte një nga vaktet e tyre”, shtoi ai./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi