Jevtiç në SHBA për të folur mbi incidentet ndaj serbëve në Kosovë

Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim, Dalibor Jevtiç, me një delegacion të Listës Serbe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Washington.

Jevtiqi ka thënë se në SHBA, bashkë me delegacionin partiak, gjenden për t’i njoftuar zyrtarët amerikanë, siç ka thënë, me problemet reale të serbëve në Kosovë dhe “për incidentet e fundit në krahinën jugore serbe”.

“Kemi ardhur të prezantojmë pasqyrën e saktë të problemeve reale të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të flasim për incidentet e fundit, që në muajin e shkuar kanë qenë njëzet sish, si dhe për ato që kanë ndodhur në Kosovë që nga vizita ime e fundit në Washington në shkurt. Këtu në radhë të parë është incidenti gjatë të cilit u arrestua Marko Gjuriç, gjë që ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve të serbëve e shqiptarëve”, ka thënë Jevtiç për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Ai ka thënë se delegacioni në Washington do të takohet me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësuesen e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së e me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar.

Në pyetjen si e vlerëson punën e EULEX-it që e ka përfunduar mandatin në Kosovë, Jevtiq ka thënë se nuk janë përmbushur të gjitha pritjet, pasi, siç tha ai, edhe më tej ka raste të shumta të uzurpimit të pronës dhe shumë vrasje që nuk janë zgjidhur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi