Jepni me qira? Tatimet do verifikojnë kontratat

Tatimet do të verifikojnë të gjitha kontratat e qirave për të parë nësë taksat paguhen sipas vlerës dhe sipërfaqes së pronës.

Madje kontrolli shkon edhe më thellë duke verifikuar të gjitha adresat bizneseve për të parë nëse ambjetet ku kryejnë aktivitet i kanë në pronesi apo i kanë marrë me qira.

Tatimi mbi të ardhurat nga qiratë në Shqipëri paguhet në burim dhe ai është i barbartë me 15% të vlerës ss qiradhënies së deklaruar. Gjithesesi, qeveria ka vendosur çmime reference dysheme për caktimin e këtij tatimi.

Administrata do të kontrollojë bizneset aktive që nuk janë të regjistruar në përgjegjesinë e Tatimit në Burim, bizneset që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë, si dhe subjektet të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre duhet të përputhet me çmimet e referencës.

Në të gjitha rastet ku tatimpaguesit, rezultojnë me kontrata qiraje të paregjistruara, do të ndërmerren veprimet ligjore për përfshirjen e tyre në përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, si dhe për pagesën e tij.

Gjithashtu për subjeket qe paguajnë Tatim mbi Qiranë, do të verifikohet nëse vlerat e kontratës së qirasë janë në përputhje me çmimet e referencës. Për diferencat midis vlerës së deklaruar dhe vlerës së kontratës do të kryhen rivlerësimet përkatëse./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi